Si po e përgatit Edi Rama shembjen e Teatrit Kombëtar

Hënë, 11 June 2018 22:31

Një projekt ligj i bërë publik nga ministria e kulturës dhe që parasheh prishjen e teatrit kombëtar dhe dhurimin e 12 mijë metrave katrorë rreth tij për të ngritur kulla të larta nga kompania e privilegjuar e dyshes Rama Veliaj po shkakton një debat në madh si nga poltika ashtu edhe nga komuniteti i artistëve. Të dyja palët po bëjë thirrje për rezistencë dhe për bashkim të të gjithë faktore për të mos e lejuar shkatërrimin e kësaj trashigimie të vyer të shqiptarëve.
“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga partia socialiste është me ne. Vetëm Erdogani i bën këto punë, duhet që të ulemi në bisedime”- tha me këtë rast Robert Ndrenika. “Koha është e maskarenjve por teatri ëstë i yni, i shqiptarëve” perifrazoi me pathos Mirush Kabashi një monolog të tij të njohur. Të tjerë aktorë kanë bërë thirrje për grevë urie ndërsa pen të njohura të shtypit i kanë drejtuar apel opozitës të bëhet njësh me kauzën e artistëve.

Po ç’po ndodh realisht? Çfarë përmban projektligji që ka ngjallur kaq shumë animoziet.

Përpos shembjes së teatrit kombëtar dhe ngritjes së një të riu nga arkitekti danez Bjorke Ingels, projekti parasheh dhurimin e 12 mijë M2 tokë publike kompanisë ndërtuese fusha, e cila përpos teatrit do të ndërtojë edhe një pafundësi kullash të larta nga mbrapa teatrit e deri tek qendra Toptani.
Dhe që kjo grabitje e paimagjinueshme, të mos bëhet me firmën e Ramës, kryeministri ka zgjedhur ta kalojë atë me një ligj parlamenti. Dhe këtu fillon skandali. Sipas juristit opozitar, Ylli Manjani Shqipëria i ka ligjet e nevojshme, “konkretisht : Ligji Për Koncensionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; Ligji për Urbamistikën etj.

Pra Parlamenti e ka bërë detyrën e tij Kushtetuese duke miratuar këto ligje. Kuvendi nuk mund të bëjë detyrat e qeverisë aq më pak të bashkisë”!!!- thotë ai.
Sipas kësaj ideje Rama kërkon ta shndërrojë parlamentin një një zyra tenderash e koncesioneve për të falur tokë shtetërore për klientin e tij.
Fort ka reaguar për këtë temë edhe deputetja e PD-së Albana Vokshi e cila i ka bërë thirrje prokurorisë të fillojë hetimet për Ramën Veliajn dhe Kumbaron. Sipas saj: “Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur”.

Pra, për sa i pëket shembjes së teatrit debate ka kaluar nga ai historiko estetik, nga ai për mbrojtjen e trashigimisë dhe të Tiranës historike, në një skandal të përmasave financiare.

Sepse tani që ka bërë të qarta synimet e tij Rama po tregon se ka stisur gjithçka për të privilegjuar kompaninë Fusha të cilës i dha edhe sheshin Skënderbej. Dhe për këtë ai jo vetëm po fal tokë shtetërore, jo vetëm po e bën këtë me një ligj absurd të parlamentit, por mbi të gjitha po e bën pa garë dhe tender./ Droni

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 22:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...