“Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptar”. Eshtë ky titulli i ekspozitës që Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës kanë çelur në Prizren, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Koleksioni i përzgjedhur nga Banka e Shqipërisë për këtë ekspozitë prezanton monedha dhe kartëmonedha shqiptare të viteve 1921-1996, të cilat paraqesin Heroin Kombëtar dhe simbole të lidhura me të, elemente shtypi të këtyre prerjeve, si dhe monedha përkujtimore që përkujtojnë me ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kongresi i Manastirit dhe Shpallja e Pavarësisë.
Ekspozita shoqërohet edhe me një kënd edukativ ku publiku i grup-moshave të ndryshme mund të njihet me funksionet e bankave qendrore të Shqipërisë dhe Kosovës dhe tematika të tjera të edukimit financiar.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor 2018.