Zyrtare/Skandali, 50 mijë fëmijë punojnë për të mbajtur familjet e tyre!

Tuesday, 12 June 2018 15:53

Shqipëria e papërgatitur për të mbrojtur fëmijët nga puna dhe shfrytëzimi!. 50,000 fëmijë anembanë vendit punojnë për të mbajtur gjallë familjet e tyre! ALO 116 Shqipëri, raporton 120 raste vetëm për vitin e fundit

Tiranë, 12 Qershor 2018 – Rrjeti Kombëtar “Vepro për Fëmijët”, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve, shpreh shqetësimin e saj mbi fenomenin ekzistues në vendin tonë të shfrytëzimit të fëmijëve në punë.

Sipas të dhënave të CRCA dhe INSTAT, rreth 50,000 fëmijë shfrytëzohen për punë anembanë Shqipërisë! Raporti më i fundit i Save the Children sjell shifrat se rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda. Mbi 2500 fëmijë gjenden në situatë rruge, në vendin tonë. Këto shifra vijnë si një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, por në veçanti për institucionet tona, të cilat duhet të ndërhyjnë menjëherë për të kthyer përmbys këtë realitet. Vetëm gjatë vitit të fundit, pranë ALO 116-111: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët, janë denoncuar rreth 120 raste të reja, të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në Shqipëri. Pjesa më e madhe e këtyre raportimeve janë fëmijë të përdorur për lypje në zonat e mëdha urbane të vendit.

Rrjeti Kombëtar “Vepro për Fëmijët” kërkon sot publikisht që: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet ligjore të propozuara nga Rrjeti “Vepro për Fëmijët” në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë shfrytëzimi dhe abuzimi; qeveria e Shqipërisë të miratojë sa më shpejt Planin Kombëtar të Veprimit për eliminimin e Punës dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve në vendin tonë; ministria e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Ministria e Arsimit dhe të gjitha baskitë kudo në vend, në buxhetin e tyre të vitit 2019, të financojnë shërbimet kombëtare dhe komunitare të organizatave joqeveritare, si të vetmet që ofrojnë të tilla shërbime për fëmijët. Ato duhet të sigurojnë arsimimin në vijim të të gjithë fëmijëve  dhe adoleshentëve që për shkak të shfrytëzimit kanë braktisur shkollën, duke përmbushur të drejtën e arsimimit për ço fëmijë. Ne ftojmë Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” që të organizojnë një seancë të hapur dëgjimore për t’i kërkuar llogari çdo ministrie për masat dhe veprimet që kanë ndërmarrë për të eliminuar punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve në Shqipëri.

12 qershori shënon ditën botërore kundër punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. Në botë mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...