Shqipëria ka importuar produkte bujqësore në vlerën e 25.9 miliardë lekëve gjatë 3-mujorit të parë të vitit, rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Peshën më të rëndësishme tek importet e zë agroindustria, me 15.3 miliardë lekë, e ndjekur nga bujqësia me 6.8 miliardë lekë, e më tej blegtoria me 2.3 miliardë lekë dhe peshkimi me 1.4 miliardë lekë.
Po cilat janë produktet që regjistrojnë vlerat më të larta të importeve në këtë sektor? Nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, duket se disa produkte arrijnë vlera në miliardë lekë dhe që tregojnë se vendi ynë ka më së shumti kërkesë apo mungesë prodhimi vendas.
Kështu, ndër këto, vendin e parë e mbajnë produktet e duhanit, puro, cigare, cigarillos me rreth 1.6 miliardë lekë, me tej renditen bukë, kekë, torta, biskota 1.1 miliardë lekë; Grurë dhe meslin ; Ujëra; Vaj luledielli; Sheqer; Kafe, lëvore dhe lëkurat e kafesë ; Misër 801; Verë; Banane etj. Ndërsa një pjesë të konsiderueshme të importeve e zënë edhe fruta-perimet.