Edhe tre muaj të tjerë janë zgjatur hetimet për të shumëkërkuarin Klement Balilin. Përmes një letër-porosie Prokuroria ka kërkuar të dhënë atë tjera nga shteti grek. Ndërkohë mësohet se deri më tani pala greke ka sjellë materialet e para lidhur me çështjen Balili.
Balili njihet ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak se akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike drejt vendeve fqinje duke u shpërndarë më pas në gjithë europën.
Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2016, kohë kur dhe shteti grek kishte rënë në gjurmët e një rrjeti të madh të trafikut të drogës.
Në kuadër të hetimeve autoritetet helene njoftuan dhe palën shqiptare pasi kishin të dhëna që droga sigurohej nga Shqipëria. Ende nuk dihet se ku ndodhet Eskobari i Ballkanit, i cili është në arrati.