Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçari pasi në banesë iu gjet mitraloz me 100 fishekë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlqim Kuçi, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraoz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë", sqaron policia.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.