Akuzohet se ka zbuluar sekretet e punës së tij, duke ndihmuar një shqiptar.
Bëhet fjalë për një karabinier italian në Torino që kishte dhënë informacione ndaj fqinjit të tij, i cili mësohet se ishte arrestuar për armë pa leje.
Raimondo Marrocu, 56 vjeç karabinier në kazermën e Corio është dënuar dje me 2 vite e 2 muaj burg.
Sipas hetimit të prokurorisë, karabinieri kishte favorizuar një mikun e tij, fqinjin e tij shqiptar.
Fatmir Ara, 39 vjeç mësohet se ishte një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Edhe ai është arrestuar dhe i dënuar me 3 vite burg.
Mësohet se ndaj shqiptarit Fatmir Ara ishin bërë disa denoncime nga gruaja e tij, për dhunë. Gjithashtu ajo kishte denoncuar në polici edhe punët e pista që kishte bërë bashkëshorti.
Në këtë moment, Ara kishte kërkuar ndihmën e fqinjit dhe mikut të tij karabinier.
Marrocu kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por nuk i kishte ecur.
Kolegët e tij nuk i kishin dhënë informacion, por kishin nisur hetim ndaj tij.
Gjykimi është mbyllur dje me dënimin e karabinierit.