Drejtpërdrejt nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me aktorët e nderuar Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.
Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, sepse ata janë teatri.
Aktori i madh Robert Ndrenika tha se mungesa e deputetëve të PS është e rëndë dhe kjo tregon se duhet të fillojë lufta.
“Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.
Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them.
PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.
Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.
Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.
Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”, tha Ndrenika.