Kryetari i këshilltarëve Demokrat në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat tha se Veliaj ka në plan ta shndërrojë qendrën e Tiranës në një panair bixhozi me rastin e kampionatit botëror të futbollit.
“Është rast i paprecedentë kur industria e bixhozit sponzorizohet nga institucionet e shtetit”, tha ai.