Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Modena pasi në makinë i është gjetur rreth 1.2 kilogram kokainë.
Ndalimi i shqiptarit erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar të pasdites së djeshme.
Menjëherë pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sendiljet e pasme.
Gjë që u ngjalli dyshime dhe kontrolli i kryer zbuloi në çatinë e makinës sasinë prej 1,184 kg kokainë.
Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.
Ai u arrestua për mbajtje dhe trafikim lëndësh narkotike.