”Vlera e rritjes së pensioneve është e barabartë me dy shishe vaj për pensionistët e qyteteve’‘– kështu e analizon këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, rritjen e pensioneve nga qeveria Rama. Kryeministri Edi Rama tha se nga 1 korriku, pensionet do rriten për çdo kategori, por rritja nuk është në vlera të përllogaritura mirë.
Teliti gjatë analizës së tij, bëri krahasimin me reformat e qeverisë Berisha në vitet e qeverisjes të demokratëve, ku kjo qeveri i ka rritur 2 herë pensionet brenda mandatit.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, ka reflektuar duke bërë një bilanc mbi ato se cfarë qeveria aktuale ka arritur gjatë mandatit, duke theksuar rritjen e cmimeve.
“Çmimi i biletës u rrit me 33%. Çmimi i ujit në Bashkinë e Tiranës u rrit me 30%-40%. Shporta e ushqimeve në periudhën 2014-2018, çmimet u rritën me 21%. Në vija të përgjithshme kemi patur rritje të çmimeve. Gjatë qeverisjes së Berishës, pensionet u dyfishuan. Ka hapësirë për të rritur çmimet.
Shifrat e punësimit janë shifra fantazmë, mashtrimet. Fondi për rritjen e pensioneve duhet të ishte 15 milionë dollarë. Fondi për këtë viti ishte më i ulëti. Në zonat urbane me rritjen e pensioneve i bie të shtohen 2 shishe vaj më shumëm, ndërsa në zonat rurale 1 shishe vaj më shumë. Në buxhetin e vitit 2018, 94 milionë dollarë për koncesione.FMN thotë boll me koncesione. Me Berishën ata nuk krahasohen dot.”