×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk tërhiqen aktorët, bëjnë thirrjen e radhës

E mërkurë, 13 June 2018 21:31

Aktorët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

Aktori Arben Derhemi, me anë të një video-mesazhi bën thirrje për protestën e radhës.

Protesta do të zhvillohet të premten në orën 7 në Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, që aktorët paralajmërojnë të hyjnë në grevë urie nëse kërkesa e tyre nuk aprovohet.

 

Fjala e Arben Derhemit:

 “Teatri Kombëtar nuk është vetëm i artistëve. Teatri Kombëtar është pronë e shqiptarëve, e gjithë Tiranës.

Këta duan që ta shembin për të ndërtuar kullat e tyre dhe të fshijnë kujtesën, dhe zemrën e kulturës shqiptare ta zëvendësojnë me betonin e fitimeve të tyre. Mbrojtja e Teatri Kombëtar është mbrojtje e pronës publike nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj. Ejani të premten në teatër, të mbrojmë teatrin, të mbrojmë pronën publike, të mbrojmë qytetarinë. Të premten në orën 7 në teatër!

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 21:33
Login to post comments