Aloe vera ndihmon në mposhtjen kancerit

E Enjte, 14 June 2018 09:59

Kanceri kërcënon jetën, është një goditje shumë e madhe. Zgjidhjet më të efektshme për trajtim me metoda më të fundit në onkologji kërkon bashkëpunim e shumë degëve të shkencës. Por jo gjithmonë mund t’i referohemi vetëm mjekësisë. Një mesazh shumë i mirë janë edhe përvojat e drejtpërdrejta të personave, të cilët kanë ditur të ndjekin rrugën e duhur për të ruajtur shëndetin e tyre, për t’u diagnostikuar në kohë, në mënyrën e duhur.

Aloe vera mbron dhe forcon sistemin e imunitetit, pastron organizmin dhe i ndihmon që më shpejt të këndellet nga sëmundjet, për ç‘shkak është ndihmë e pazëvendësueshme për të sëmurët me karcinomë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po pajtohen që imuniteti ynë është i aftë të na mbrojë nga të gjitha sëmundjet dhe se deri te shfaqja e tumoreve mund të arrihet vetëm nëse puna e sistemit të imunitetit është e çrregulluar.
Derisa të jetë i fuqishëm sistemi ynë i imunitetit ne nuk sëmuremi, mirëpo në atë çast kur ky sistem dështon, në trup qelizat e rrezikshme fillojnë të shumëzohen me shpejtësi të madhe.
Hulumtimet kanë konstatuar që aloe vera forcon imunitetin, ndihmon në zvogëlimin e rritjes së tumoreve dhe pengon përhapjen e metastazave. Madje edhe në fazën e aplikimit të kimioterapisë, aloe vera është ndihmë e shkëlqyeshme. Zbut veprimet e dëmshme të vetë kimioterapisë dhe përshpejton detoksifikimin e organizmit.
Polisarahidet, të cilat i përmban aloe vera, aktivizojmë makrofaget dhe pengojnë lidhjen e penzopirenit prokancerogjen për hepatocite, duke zvogëluar shfaqjen e ADN-së potenciale kancerogjene.
Si imunostimulator, xheli i stabilizuar qind për qind me lëng të pastër të pazbutur nga aloe vera, pa shtojca uji, pa kimi dhe pa konservanse, forcon rezistencën e organizmit, pengon zhvillimin e sëmundjeve, vepron efektivisht në rast të sëmundjes së sistemit të imunitetit dhe ka veprim të mirë te sëmundjet auto-imune.
Studime të shumta të bëra gjatë 30 vjetëve në botë, e kanë vërtetuar se lëngu i aloe verës përmban 250 materie ushqyese, 20 amino-thartira, enzime, antrakinone, 12 vitamina, antiseptikë, steroide bimore, saponine, minerale.
Ndër mineralet të cilat gjenden në aloe vera janë: kalciumi, magnezi, zinku, kromi, seleni, natriumi, hekuri, kaliumi, bakri dhe mangani. Këto minerale, të kombinuara, përmirësojnë rrugët metabolike.
Aloe vera është njëra ndër bimët më të rralla të cilat përmbajnë vitaminën B12, që është e domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ky është një lajm i mirë për vegjetarianët, sepse shumica e tyre nuk kanë vitamina të mjaftueshme.
Aloe vera gjithashtu përmban edhe vitaminat A, C, E, acid folik, B1, B2, B3 i B6.
Në të janë bërë shumë hulumtime shkencore, mirëpo deri tani ende nuk është sqaruar magjia e cila qëndron brenda kësaj bime dhe në cilën mënyrë me ndihmën e saj arrihet shërimi i disa sëmundjeve nga më të rëndat.
Por jo gjithmonë mund t’i referohemi vetëm mjekësisë. Një mesazh shumë i mirë janë edhe përvojat e drejtpërdrejta të personave, të cilët kanë ditur të ndjekin rrugën e duhur për të ruajtur shëndetin e tyre, për t’u diagnostikuar në kohë, në mënyrën e duhur.
Gjithkush që sëmuret me kancer, e vuan sëmundjen sipas mënyrës së tij. Të gjithë provojnë periudha të vështira, por disa, midis tyre, Rabije Ramoviç, 69 vjeçare, nënë e katër fëmijëve dhe gjyshe e 11 nipave, ka fituar betejën kundër kancerit që, vetëm disa muaj më parë dukej e pikëlluar.
Në fillim të vitit të kaluar, është diagnostikuar me kancer në mushkëri, niveli i tretë, me një shenjë të zezë në mushkëri, me dimension 6 centimetra. Ndonëse jeton në Belgjikë ku mjekësia është goxha e zhvilluar, mjekët nuk i dhanë shumë shpresa.
“Çdo i sëmurë ka nevojë për mbështetje dhe dashuri. Ndonëse fillova hemoterapinë, nusja ime e vogël, Edona Llonçari, kërkoi me insistim të gjej arsye për të qenë optimiste. Ajo, si përfaqësuese ndërkombëtare e firmës më të madhe në botë në sektorin e aloe verës, më mbështeti, por edhe më obligoi që ta konsumoj aloen çdo ditë me besimin se kjo kurë do ta lehtësojë trajtimin shumë të mundimshëm. Ndoqa këshillat e saj, e pija me rregull çdo ditë, disa herë në ditë”, thotë ajo.
Koha e shërimit ka fazat e saj të vështira për shkak të mjekimeve, për fatin e saj të mirë kishte mbështetjen e të gjithëve.
“Edhe pse me shumë vështirësi i kalova trajtimet, ndjej në shpirt që jam shëruar nga kanceri, me ndihmën e kësaj bime çudibërëse. Edhe mjekët të cilët janë kujdesur për mua janë befasuar me rezultatin tim. Sot jam një grua e shëndetshme, kam në krah bashkëshortin, Brahim Kelmendi, diabetik, i cili, po ashtu ndjehet shumë më mirë që kur ka filluar me konsumimin e aloe verës”.
Sëmundja e ka mësuar me një tjetër lloj force. Ajo, ndihet e bekuar dhe e lumtur që e keqja duket se tashmë ka kaluar. Sot fjalët e saj janë plot me kurajë: “Mos prisni të sëmureni, por konsumojeni këtë bimë që tash, kështu do të forconi imunitetin, mbroni shëndetin dhe kontribuoni bukurisë suaj. zeri.info

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:31
Login to post comments