Rama ka treguar sot se i ka neveri artistët dhe për të refuzuar takimin me ta ka preferuar që të stisë një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes ndërkohë që u lajmërua zhvillimi i një diskutimi me komunitetin e artistëve. Ndërsa vetë është duke mbajtur fjalimin e stërgjatur përpara militantëve socialistë të caktuar si përgjegjës me llogaridhënien qeverisësë, paralelisht po zhvillohet edhe diskutimi për shembjen e Teatrit. Në takimin me artistët Rama ka deleguar Erjon Veliajn që t’u mbushë mendjen artistëve se godina do jetë më e bukur, por që hapësirat do zvogëlohen ndjeshëm se pas Teatrit do të ndërtohen disa kulla, përfitimet e të cilave do t’i marrë privati.
Por dëgjesa e Veliajt me artistët nisi me një kusht të vendosur nga kryebashkiaku. Në fjalën e tij ai u vendosi si kusht artistëve që të flasin jo më shumë se 5 minuta. E çuditërisht fjalimi i vetë kryebashkiakut zgjati më shumë se 20 minuta.
Diskutimi me artistët është një përpjekje e Ramës dhe Veliajt për të mbuluar vjedhjet. Të dy e kanë pozicionuar veten si ai hajduti që ka hyrë në bankë dhe po mundohet të vjedhë sa më shumë të mundet deri në ardhjen e policisë.
Nuk mjaftuan lejet e dnërtimit me gradaçelat mbi lulishtet e kryeqytetit dhe Veliaj po i realizon Ramës ëndrrën 20 vjeçare për të shembur Teatrin dhe ndërtuar aty kulla gjigande me përfitime marramendëse ekonomike.
Vjedhja po bëhet nëpërmjet miratimit të ligjit që përcakton edhe firmën e ndërtimit, sa do të përfitojë ajo nga trualli publik.
Rezistenca e artistëve ka qenë e madhe deri më tani. Ata kanë paralajmëruar vendimet më ekstreme duke u futur edhe në grevë urie. Nëse ligji do miratohet dhe kullat gjigande do të ngrihen ky vendim do të mbetet i anatemueshëm. Opozita ka deklaruar se hajdutët në kurriz të artistëve do të japin llogari.