Në takimin e artistëve me kryebashkiakun Erion Veliaj për çështjen e ruajtjes së godinës së Teatrit, e ka marrë fjalën artisti Robert Ndrenika, i cili propozoi që me Teatrin të veprohej si me Pazaret e Vjetër, të Tiranës apo Korçës, që u restauruan dhe u bënë të shkëlqyer. Ndrenika u shpreh kategorikisht kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e "kam pësuar edhe vetë prej tyre".
Fjalimi i Robert Ndrenikës
Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur për partnerin publik-privat.
Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari vare...Pra kam vuajtur shumë
Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe. Siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë ....pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era. Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.
Pra, edhe ky uni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat...mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro.
Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.