Prej nisjes së takimit me artistët e Teatrit Kombëtar, ministrja e kulturës ia ka lënë stafetën Erion Veliajt që të merret me ta, duke preferuar që të jetë një dëgjuese e mirë.
Asnjë fjalë nuk kemi dëgjuar nga ana e ministres Kumbaro, që supozohet të ishte dhe një nga folëset në këtë takim, me propozimet e saj.
Nuk ka munguar as ironia e aktorit Arben Derhemi i cili ka ‘’falenderuar’’ ministren që ka lënë punët dhe ka qenë e pranishme.
‘’Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë. Teatri Kombëtar ka 73 vjet që funskionon dhe nuk ka çeduar në asnjë moment, këtë e them me bindje të plotë”, është shprehur Derhemi.