Vendet e Ballkanit Perëndimor mbajnë tregtinë në vendnumëro në një dekadë

E Enjte, 14 June 2018 14:59

Struktura e tregtisë brenda Rajonit nuk ka ndryshuar shumë gjatë dekadës së fundit (2005-2015) dhe mbetet e përqendruar në mallra me vlerë të ulët të shtuar, vlerëson Eurostat në një material studimor për zhvillimet në tregtinë ndër rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Rajonit tregtojnë mes tyre më së shumti minerale, metale dhe produkte ushqimore. Teksa shihet se tregtia ndërmjet vendeve është nxitur më së shumti nga niveli i aktivitetit ekonomik dhe ngjashmëritë kulturore. Por Eurostat ka vënë re se barrierat jo-tarifore për tregtinë shpesh kanë ulur ndjeshëm tregtinë ndërmjet vendeve në rajon.

Studimi ka gjetur se afërsia gjeografike shpesh nuk ka qenë shkak për të ndikuar dinamikën tregtare. Treguesit dëshmojnë lidhjen e dobët brenda rajonit, si në tregti dhe investime.

Për pjesën më të madhe të ekonomitë e Ballkanit Perëndimor post kriza kufizoi kërkesën për eksportet nga vendet fqinje.

Eksportet në rajon janë rikuperuar që atëherë, por rritja e tyre ka shkuar në favor të BE. Eurostat vëren se gjatë 2005-2015, eksportet dhe importet ndër rajonalë në raport me totalin e tregtisë në Ballkan kanë pësuar rënie.

Eksportet ndër rajonale në Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara gjeografikisht dhe shumica e tyre e kanë origjinën nga Serbia. Në vitin 2016, rreth gjysma e të gjitha eksporteve nder rajonalë ishin Serbia, ndërsa pak më shumë se një e pesta erdhi nga Maqedonia. Të dy vendet kanë mbajtur pjesën e tyre në totalin e eksporteve rajonale kryesisht të pandryshuara që nga viti 2007.

Gjatë së njëjtës periudhë, Shqipëria dyfishoi pjesën e saj të eksporteve nder rajonalë. Kosova gjithashtu zgjeroi eksportet e saj në rajon, edhe pse nga një bazë shumë e ulët. Eksportet nga Mali i Zi dhe Kosova Bosnja dhe Hercegovina humbën tregun rajonal të eksporteve.

Në raport me PBB, Maqedonia ka eksportet më të larta në Rajon me 12% të PBB -së, e cila pasohet nga Serbia me rreth 8% të PBB-së dhe Bosnje-Hercegovina me afërsisht 5% të PBB-së. Megjithë rritjen, eksportet brenda rajonale kanë pjesën më të ulët në Kosovë rreth 2% të PBB-së.

Ndërsa në raport me eksportet totale nder rajonalë Shqipëria ka peshën më të ulët.

Eksportet ndër rajonalë tërhiqen kryesisht nga Kosova dhe Bosnja. Kosova, e cila është ekonomia e dytë më e vogël në Ballkanin Perëndimor, aktualisht merr pjesën më të madhe të eksporteve totale ndër rajonalë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...