Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali.
‘Corriere’ raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte shofer i një kamioni, ndërsa kishte ndaluar mjetin në korsinë e emergjencës. Gjatë momentit që ai kishte dalë nga mjeti, është goditur nga një mjeti tip “Volkswagen Passat”, që e drejtonte një 54-vjeçar italian.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shoferi i mjetit u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje. Aksidenti shkaktoi edhe trafik në autostradë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.