Policia e Korçës në një operacion kundër vjedhjes së veprave të artit, ka shoqëruar tre persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur disa prej tyre. Ky operacion vijon prej disa ditësh, ndërsa sipas burimeve mësohet se të shoqëruarit janë banorë të Korçës. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ndërsa ka sekuestruar disa ikona të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Aksioni është në vijim e sipër dhe priten detaje të reja.