Prej 2 orësh dhjetëra automjete kanë ngelur të bllokuar në aksin rrugor Kukës-Peshkopi, shkak për këtë gjë janë bërë rrëshqitjet e dherave.
Pika më kritike ngelet në fshatin Ujmisht. Shkak i rrëshqitjeve masive janë bërë shirat e dendura që kanë shoqëruar këtë zonë, por edhe disa vende të Shqipërisë.
Deri më tani nuk dihet nëse po punohet për hapjen e rrugës në fjalë dhe pastrimit të dherave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të mbarëvajtur situatën.