Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festimeve të Bajramit të Madh. Kryetarja e LSI-së tha se Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribuues tolerance dhe solidariteti.
Postimi i plotë
Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.
Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribuues tolerance dhe solidariteti.
Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.
Gëzuar Bajramin e Madh! Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!