Mjeku i njohur i QSUT së, Tritan Kalo, ka shpërthyer në një postim ne faqen e tij në FB, pasi ndihet i zhgënjyer nga mungesa e nderimit që meritonte Perikli Dhales në përcjelljen e fundit. “Dje Tirona, moralisht ka rënë në kategori të katërt. Ndërsa ne si popull tregojmë që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë”, shkruan Kalo.
Postimi i plotë i mjekut:
Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim të dashur, Perikli Dhales. Ishte e vetmja betejë që humbëm, pasi fitorja është e pamundur në mjekësinë e sotme, megjithë diagnostikimin e menjëhershëm që i bemë. Ajo qe me bëri përshtypje ishte indiferenca e federatës së futbollit, për ta nderuar ashtu siç e meritonte. Indiferenca e bashkisë që ta nderonte kampionin e qytetit tonë.
Dhe mbi te gjitha, indiferenca e klubit të Tirones për të nderuar kampionin e madh tëe tyre,duke harruar që nëpërmjet Peres nderojnë veten e tyre.
Dje Tirona ,moralisht ka rënë në kategori të katërt. Ndersa ne si popull tregojme që i meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë.