Besimtarët apo ateistët, cilët jetojnë më gjatë?

Premte, 15 June 2018 11:49

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes jetëgjatësisë dhe besimit fetar. Personat që shkojnë në Kishë apo Xhami duket se jetojnë rreth 4 vite me shumë se ateistët, të paktën sipas një analize që iu është bërë 1000 lajmërimeve për vdekje të shpërndara në të gjithë Amerikën.

Shkencëtarët thonë se kjo lidhje ekziston për disa arsye: E para sepse besimtarët zakonisht angazhohen në aktivitete sociale gjatë gjithë jetës së tyre – një faktor ky që lidhjet me jetëgjatësinë. Përveç socializmit, elemente të tjera të besimit fetar, si konsumimi i ulët i alkoolit, mund të kontribuojnë.

“Ka akoma më shumë përfitime të besimit fetar, të cilat nuk mund të shpjegohen”, thotë autorja kryesore e studimit, Laura Wallace, e cila vazhdon studimet për doktoraturë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

Ndërsa dr. Baldwin Way, profesor i asociuar i psikologjisë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos dhe bashkautor i këtij studimit tregon se edhe pse këto gjetje mund të duken si gjepura për ateistët, ka një lidhje që nuk mund ta injorojmë.

“Studimi siguron të dhëna bindëse që ka një lidhje mes besimit fetar dhe sa gjatë jeton një person”, thotë ai. 

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 11:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...