I dehur drejtonte makinën me të miturin, arrestohet 32-vjeçari

Premte, 15 June 2018 12:42

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Fieri pasi ka përplasur në fshatin Peshtan një tjetër mjet. Pas kontrollit rezultoi se Diko Hazizaj ishte nën efektin në alkoolit, teksa në makinë kishte dhe djalin e tij të mitur, vetëm 4 vjeç.

Sipas policisë Makina e Hazizaj, tip “Fiat” është përplasur me mjetin “Land Rover” të drejtuar nga S.B., 28 vjeç nga Fieri.

“Në momentin e përplasjes shtetasi Diko Hazizaj ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur në automjet edhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës shëndetësore pranë Spitalit Rajonal Fier është larguar në banesë”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 12:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...