Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Në pranga kanë rënë 39 trafikantë. Mendohet se ata kanë trafikuar 7 mijë shqiptarë.
Operacioni u ndërmorr në portin Santander të Spanjës dhe gjatë aksionit u ndaluan 10 klandestinë shqiptarë të fshehur në kamion.
Policia spanjolle në një deklaratë tha se shtetasit shqiptarë përpiqeshin që të kalonin fshehurazi me kamionë ose makina në territorin nëpërmjet përdorimit të dokumenteve false.