Shqipëria renditet në vendin e 56-të në botë, ndër 195 shtete në indeksin e cilësisë dhe aksesit në shëndetësi të “The Lancet”, që është revista më e vjetër dhe më prestigjioze në botë në fushën e mjekësisë.
Në rajon, vendi ynë renditet mes të tjerëve, pasi është më keq se Mal i Zi dhe Serbia, por lë pas Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën. Kjo renditje e vendos Shqipërinë ndër vendet me perfornacën më të keqe në Europë në këtë sektor.
Rusia, Ukraina, Maqedonia, Turqia dhe Bosnje Hercegovian janë të vetmet vende europiane më keq se ne në renditje. Ndërkohë, Maqedonia dhe Rusia grumbullojnë po 75 pikë, sa ne, në indeksin e përgjithshëm të cilësisë dhe aksesit në shëndetësi të “The Lancet”.
Indeksi, thuhet në raport është i lidhur ngushtë me shpenzimet për frymë për kujdesin shëndetësor, të cilat Shqipëria i ka ndër më të ultat në Europë e rajon.
Në vend të parë të listës së vendeve me cilësinë më të mirë të shëndetësisë renditet Islanda e ndjekur nga Norvegjia dhe Holanda.
Në vend të fundit ndërkohë renditet Republika e Afrikës qendrore. Të dhënat e grumbulluara nga “The Lancet” i referohen vitit 2016.