Apeli i Krimeve të Rënda urdhëron hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj tre prokurorëve të Shkodrës, mes tyre Granit Shaku, Arben Smaçi dhe Blerta Hamza.
Report Tv ka siguruar vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda i cili ka vendosur të ç’bëj mosfillimin e hetimeve vendosur më parë nga prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj.
Ky vendim i krimeve është marrë pas ankesës së shtetasve Ndoc e Simon Molla të cilët edhe më parë kërkuan në prokurorinë e përgjithshme hetimin e ish kreut të Bushatit Zef Hila dhe prokurorëve.
Vendimi i apelit për krimet e rënda mban datën 4 qershor dhe i është përcjell për dijeni palës paditësve në këtë rast shtetasve Molla si dhe prokurorisë së krimeve.
Prokuroria e Krimeve të rënda pritet që javën e ardhshme të hedhë shortin për të caktuar se cili do të jetë prokurori që do të hetojë për korrupsion tre kolegët e tij nga akuza e Shkodrës.
Simon e Ndoc Molla janë banorë të Bushatit të cilët prej më shumë se një dekade kundërshtojnë ndërtimin e stallës së derrave pranë banesave të tyre. Për këtë situatë ata kanë kallëzuar penalisht dhe gjyqtar të Gjykatës së Lartë që pas tyre kanë lejuar këtë biznes që u rrezikon atyre jetën.