Euro serish në rënie, çfarë po ndodh me valutën

Premte, 15 June 2018 15:16

Monedha europiane vijon të zhvlerësohet kundrejt lekut edhe pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për blerje valute. Pas katër ditësh forcim të euros kundrejt lekut, tashmë, prej 3 ditësh, euro vijon të pësojë rënie. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dje një euro u këmbye me 126,11 lekë, me rënie prej
0,04 lekësh. Pavarësisht se rënia ishte më e lehtë se një ditë më parë, në kursin e këmbimit, euro vijon të zhvlerësohet. Banka e Shqipërisë aktualisht ka ndërhyrë në tregun e brendshëm valutor, masë e cila u reflektua me katër ditë forcim të euros. Mësohet se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me blerjen e kredisë prej 118 milionë euros që KESH mori nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kredia do të përdoret për shlyerjen e borxheve që KESH ka ndaj bankave të nivelit të dytë.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare parashikonte që kredinë ta konvertonte në tregun e brendshëm valutor. Më herët, Guvernatori Gent Sejko, teksa paralajmëroi ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për
blerjen e valutës në treg, artikuloi si faktor të zhvlerësimit të euros edhe kredinë që pritej të disbursohej për kompaninë publike.
Por, përveç konvertimit të kredisë së KESH, Banka e Shqipërisë ka blerë edhe dy herë të tjera euro në tregun valutor. Shifra e sasisë së euros nuk bëhet publike, po ashtu Banka e Shqipërisë vetëm ka shpjeguar se kjo do të jetë një masë e përkohshme, duke mos konkretizuar se sa duhet të jetë çmimi i drejtë i këmbimit të lekut kundrejt euros.
Banka e Shqipërisë ka përsëritur se operacionet e blerjes së euros nuk do të ndërhyjnë në kursin e këmbimit, por kanë si qëllim shmangien e këtyre turbulencave, me qëllim mbrojtjen e stabilitetit të çmimeve. Banka e Shqipërisë, për të ulur sasinë e euros në tregun valutor, mori edhe vendimin e normës bazë të interesit duke e zbritur atë në 1 për qind nga 1,25 për qind që ishte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...