Reshjet e shiut që kanë përfshirë zonat Qendrore dhe Juglindore, parashikohet të vijojnë deri në orët e vona të pasdites.
Por ajo për të cilën intereson të gjithë është sesi do të jetë moti në fundjavë.
Sipas Meteoalb edhe përgjatë fundjavës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, ndërsa e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga shira afatshkurtër.
“Sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel. Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C”, thuhet në njoftimin e Meteoalb.