Artistët janë mbledhur në godinën e Teatrit Kombëtar pasi sot kanë paralajmëruar marrjen e masave ekstreme kundër ligjit që i jep truallin e teatrit firmës private të ndërtimit. Kjo është përpjekja e fundit e artistëve për të ndalur ndërtimin e kullave gjigande në tokën e Teatrit Kombëtar.
Në nisje të protestës u njoftuan se si do të vazhdohet.
"Çfarë do bëjmë ne? Që sot e tutje ne këtë skenëz të vogël do ta kthejmë në një kuvend të vogël. Do të mblidhemi të flasim çdo ditë në orare të ndryshme, do bëjmë aktivitete të ndryshme për teatrin, për problematikat e qytetarëve. Artistët do jenë pranë problemeve të qytetarëve. Do mbështesim qytetarët për të gjitha shqetësimet" thanë përfaqësuesit e artistëve.
Ndiqni më poshtë live se ç’po ndodh me artistët: