Regjisori Altin Basha i ka bërë një propozim kryeministrit Edi Rama që kullat ti ndërtojë te sheshi pas kryeministrisë dhe lekët që do të përfitojë atje le t’i investojë në një Teatër. Kështu u shpreh ai shpëton edhe Teatri edhe Ramës i plotësohet dëshira për ngritjen e kullave.
“Rama le ti bëjë te sheshi prapa kryeministrisë kullat dhe të nxjerrë aty lekët e Teatrit Kobëtar. Ai ka prapa kryeministrisë një fushë ku i pëlqen të shohë ndeshjet e Juves. Le t’i ngrejë aty kullat dhe me fitime që do i shjellin ato le të ndërtojë një teatër dinjitoz” tha Basha.
Regjisori, nga protesta e artistëve, u kërkoi deputetëve socialistë që të mos e votojnë projektligjin që Rama dhe Veliaj po dërgojnë në Parlament. Le të bëhen edhe at ame artistët e qytetarët tha regjizori. “Nëse ky ligj shkon ën parlament, i lutem deputetëve të OPartisë Socialistë që të votojnë si qytetarë. Le ta bëjmë një shembull kur deputetët e mazhorancës votojnë kundër qeverisë” u shpreh Basha.