Siç kishin paralajmëruar, aktorët u mblodhën sot përpara Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër prishjes së godinës.
Në fjalën e tij, aktori Arben Derhemi tha se “e shtyjnë nga mbrapa Edi Ramën se janë miliona para që fshihen prapë. Ky vend ka Zot, ka Zot shpirti i aktorëve që nuk do të vdesin kurrë”.
Ndërkohë një tjetër artiste tha se qeveria me këto kulla kërkon të pastrojë paratë e drogës.
“Kur kërkoja fjalën dje në takimin me Veliaj, ai ngaqë është shumë finok dhe e dalloi që do flisja, më ndërpreu e seç tha që prit se kanë ardhur aktorë që kanë lënë pushimet.
Të gjitha këto bëhen për ca kulla që duhen për të pastruar paratë e drogës.
Mos e lëshojmë këtë truall more, se të gjithë bëjnë për kulturën e artin, ne jemi keq për bukën e gojës, mos të vuajmë të paktën shpirtërisht.
Nuk duhet të lejojmë që me politikën përça e sundo ata të ndajnë aktorët,” tha ajo.