Aktorët vijojnë protestën e tyre para godinës së Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij aktori Bujar Asqeriu tha se në takimin e djeshëm atij i ishte censuruar fjala në media, teksa donte të denonconte korrupsionin. Asqeriu kishte ndër të tjera edhe një mesazh për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.
“Dua t’i dërgoj një të puthur kryetarit të bashkisë dhe i them mirupafshim pas katër vitesh të shohim kampionatin botëror se tani s’mund të shohim dot asnjë ndeshje”, duke lënë të kuptohet se aktorët do të vijojnë protestën e tyre.