Zhvillime të reja të rëndësishme në hetimin e vrasjes së Anxhela Meçanit, vajzës së re 20 vjeçe nga Shqipëria që humbi jetën 1 javë më parë.
E reja kishte disa muaj që kishte mbërritur në Torino, ku sipas policisë ushtronte profesionin e prostitutës.
Siç shkruajnë mediat italiane, mbrëmjen e djeshme policia ka ndaluar një person si të dyshuar për krimin.
Ai është njeriu i fundit që ka takuar Anxhela-n. Bëhet fjalë për një klient nga Kuneo.
Policia po e heton ngjarjen si një vrasje. Pas ndalimit të burrit nga Kuneo, rreth 40 vjeç, policia italiane ka sekuestruar edhe makinën re tij.
Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia dhe të hetuara me kujdes.
Fillimisht shqiptarja Anxhela Meçani dhe klienti i fundit i saj janë parë në një park dhe më pas kanë hipur në makinë.
Këto janë momentet e fundit kur Anxhela është parë në qytet, për tu gjetur më pas e hedhur në rrugë.
Ende nuk dihen shkaqet e hedhjes së vajzës së re në rrugë.