Një 35-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pas dhunës së shpeshtë që ushtronte ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e Komisariatit të Policisë Vlorë ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Klodjan Gjonçari, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas në banesën e tij në lagjen ”Pavarësia”, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj., 35 vjeçe.
Hetimi iu referua Prokurorisë Vlorë për veprën penale ”Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.