Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lajmëruar se të hënën, në orën 06.00 autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet sërish për të vijuar me riparime në rrugë.
ARRSH dhe policia rrugore kanë hartuar planin e radhës për të shmangur bllokimin e qarkullimit.
- 1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 18/06/2018.
- 2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore.
- 3. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.
- 4. Ky devijim do te vazhdoje deri diten e Enjte date 21/06/2018
- 5. Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.