Hetuesit shqiptarë zbarkojnë në Belgjikë për “skifterët”

Saturday, 16 June 2018 17:05

Një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore në Shqipëri, udhëtuan drejt Belgjikës për të marrë kontakte me homologet atje, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një grupi shqiptarësh, të cilët dyshohet se kanë kryer të paktën 40 grabitje banesash me dhunë.

Bëhet fjalë për operacion “Picaso”, në kuadër të të cilit tre persona u arrestuan në Shqipëri dhe pesë të tjerë në shtetin belg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet për grupin e skifterëve, pas një informacioni të ardhur nga autoritetet belge.

Prokurori Besnik Muci urdhëroi kontrollet në disa banesa në Tiranë, Krujë dhe Laç, ku u gjetën bizhuteri të ndryshme me vlera të konsiderueshme.

Pas goditjes së grupit fund marsin e këtij viti, hetuesit e panë të udhës të zbarkonin në shtetin belg, për të siguruar prej andej prova për të paraburgosurit në Shqipëri.

Kjo për faktin se aktivitetin kriminal e kanë kryer në disa zona të Belgjikës, dhe vetëm në këtë mënyrë do të provohej fajësia e tyre.

Pjesa më e madhe e provave, por edhe e deklarimeve që kanë dhënë pesë të arrestuarit atje, janë marrë nga hetuesit shqiptarë.

Ndërsa materialet e tjera, kanë mbërritur përmes letërporosisë dhe po përkthehen në Ministrinë e Drejtësisë.

Burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda thanë se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj të arrestuarve, rëndojnë akuzat e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminale, ndërsa po hetohen edhe për pastrim parash, pasi vlerat monetare që kanë përfituar nga shitja e bizhuterive apo sendeve të tjera të vjedhura, i kanë investuar në Shqipëri. /BW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...