Një 37-vjeçar nga Skrapari është arrestuar ditën e djeshme nën akuzën që rrihte gruan 28 vjeçe në mënyrë të përsëritur dhe makabre.
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë Grigor K, 37 vjeç, banues në Skrapar për dhunën e ushtruar rregullisht mbi bashkëshorten A.K, 28 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.