Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë është arrestuar nga policia e Durrësit. I arrestuari është Robert Kariçi, banues në Xhafzotaj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, shtetasin e mësipërm e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
R.Kariçi është person me precedentë penalë të mëparshëm po në fushën e veprave penale kundër pronës dhe për trafikim të mjeteve motorike. Për veprime të mëtejshme procedurale iu dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Sarandë.