Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Gjirokastrës.
Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan të një kompanie celulare, duke thyer xhamat e saj.
Nuk dihet vlera e parave të vjedhura, apo nëse personat kanë arritur të marrin dhe paisje telefonike, që ndodhen të ekspozuara në dyqan.
Grabitësit kanë prekur kasafortën e të hollave. ”Fax News” raporton se grabitësit kanë qenë me makinë ndërkohe gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë jo më larg sesa 100 metra.
Pavarësisht se këto dyqane janë zakonisht të pajisura me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, mbetet e paqartë sesi grabitësit kanë mundur që të largohen pa pësuar asnjë ‘’trembje”.