Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë ditën e djeshme Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi u bë nga policia, pasi në vendin e quajtur “Rruga e pestë”, Sarandë, u kap me një armë zjarri pistoletë tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.
Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /55News.al/