Vrasja për xhelozi, familjarët: Nuk ishim në dijeni që kishin konflikte

Hënë, 18 June 2018 11:11

Një ditë pas krimit në familje që tronditi opionin publik të dielën në Milot, familjarët e Violeta Donajt kanë dëshmuar se nuk ishin në dijeni që çifti kishte konflikte.

Ata janë rrëfyer se Violeta Donaj  nuk ishte ankuar asnjëherë për bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.

35-vjeçarja mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit për arsye xhelozie. 

"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz kohët e fundit",-ka thënë ajo. 

Kjo kishte shkaktuar debate të vazhdueshme në familje. Pavarësisht debateve të brendshme sipas policisë nuk ka patur asnjëherë denoncim.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit. 

Mësohet se krimin gruaja e ka kryer me paramendim.

Violeta u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar nga vendngjarja. Çifti Donaj ishin prindër të dy fëmijëve të mitur.

Login to post comments