Një tjetër rast dhunë në familje ka ndodhur në Memaliaj, ku burri 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
"Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj", tha policia.
Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.