Presidenti Meta apelon për më shumë financime në universitetet publike.

Hënë, 18 June 2018 15:11

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë ceremonisë së dekorimit të juristit të shquar Aleks Luarasi, mes të tjerash apeloi dhe theksoi nevojën e një angazhimi më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike.

“Gjykoj se arsimi universitar publik dhe jo-publik duhet të krijojnë sinergji bashkëpunimi në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve për t’ju përgjigjur sa më mirë aspiratave të shoqërisë, reformave të shtetit dhe kërkesave të tregut të punës.

Performanca dhe niveli i arsimimit dhe edukimit të brezit të sotëm është tregues i progresit së gjithë shoqërisë në të ardhmen.

Krahas mbështetjes së iniciativave dhe investimeve private në fushën e arsimit jo-publik, apeli im sot shkon për një angazhim më serioz për rimëkëmbjen infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së edukimit në universitetet tona publike, ku dhe shumica e të rinjve ndjekin studimet e tyre.

 Është tepër shqetësuese fakti që universitetet tona publike, përveç problemeve të menaxhimit të brendshëm akademik dhe administrativ, mbeten prapa në procesin e akreditimit në raport me universitet jo-publike. Duhet bërë çdo përpjekje për të reformuar rrënjësisht universitetet publike dhe për të rikthyer prestigjin dhe vlerësimin që meritojnë.” – u  shpreh Presidenti Meta gjatë fjalës së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...