Nga 37 mijë maturantë, vetëm 7400 kanë marrë notën 10, pasi janë vlerësuar me 45-50 pikë që ka testi në total.
Ndërsa 1% e 37 mijë kandidatëve, pra 370 nxënës janë mbetës, që në çdo rast nuk do të kenë të drejtë ankimimi. Këta 370 maturantë humbasin kategorikisht të drejtën për të ndjekur studimet e larta, edhe nëse arrijnë të jenë kalues në provimin e letërsisë dhe matematikës.
Provimet e fundit, ato që do të përcaktojnë përfundimisht fatin e maturantëve janë ato me zgjedhje, që do të mbahen më 20 qershor.
Ndërkohë, në pritje të rezultateve të provimit të dytë, letërsisë dhe gjuhës shqipe, sipas rregullores do të publikohen në datat 21 deri në 22 qershor.