×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Grabisnin kasafortat e bizneseve, arrestohen 5 të rinj

Hënë, 18 June 2018 17:46

5 persona të dyshuar për grabitje nën kërcënimin e armëve janë vënë në pranga. Sipas policisë të arrestuarit vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kasaforta“, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.
– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.
– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.
– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretisht i 11 ngjarjeve:

– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestruar
– 3 automjete
– 2 armë zjarri
– 4 maska
– 6 palë doreza pune
– 1 palë pranga metalike si ato të policisë.
– 1 portofol me stemën e Policisë.
– 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
– 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.
– 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.
– veshje të ndryshme.
– Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.
– 1 vare dhe 6 leva hekuri.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer ne bashkëpunim”, “Vjedhjes me armë“, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotikëve”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...