Harrojeni Liqenin e Zi në Lenie të Gramshit. Zbulohet një llixhë e re në fshatrat e Gramshit. Bëhet fjalë për ujërat e maleve në fshatin Lëpushë të Njësisë Administrative Stravaj në Librazhd.
Lëpushë është një fshat i thellë malor i mbuluar me pyje dhe gjelbërim dhe me ujë të bollshëm. Por ajo që kanë zbuluar banorët e këtij fshati është efekti magjik i ujërave të përroit të tyre.
Sipas banorëve këtu njerëzit vijnë me barrelë dhe pas pak ditësh ecin me këmbët e veta. Këtë cilësi të ujit e kanë provuar vetë banorët e fshatit. “Nuk kemi nevojë për mjek. Unë kam pasur gruan keq dhe e kam sjellë edhe në mes të dimrit në këtë vend. Ka bërë llixhë dhe është çuar në këmbë. Këtë duhet të ma besoni”.
Një tjetër banor tregon se uji i llixhave të Lëpushës shëron sëmundje të tilla si reumatizmën, sëmundjet e kokës, sëmundje të gjakut,, mëlçisë, veshkave etj.
Kulmi i frekuentimit mbeten muajt korrik-gusht. Por efekti është gjithë vjetor.
Sipas shpjegimit shkencor, efekti terapeutik i tyre bazohet në terapinë e ftohtë dhe përbërjen minerale të ujit.
Ka mjaft shtetas të interesuar për llixhat e Lëpushës, por largësia dhe mungesa e infrastrukturës bën që ato të mos shfrytëzohen si duhet.