Muaji qershor ka nisur me reshje në të gjithë vendin, por sipas Insitutit të Gjeoshkencave, të gjithë ditët e mbetura të këtij muaji do të kenë prezente përgjatë ditës edhe temperaturat e larta, por edhe reshjet e shiut, kryesisht pasditeve.
Temperaturat maksimale mendohet të shkojnë deri në 30 gradë celcius në pjesën e parë të ditës, ndërsa mbrëmjet do të shoqërohen me reshje si dhe rrebeshe shpeshherë.
Ndër të tjera meteorologët kanë paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes nga rrufetë, pasi do të ketë një prezencë të lartë të tyre.