Tre shtetas shqiptare janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Greqi.
Ata mundën të shkulnin shufrat e hekurta të dritares dhe të largoheshin.
Shqiptarët po mbaheshin në rajonin e policisë së Argirupolis, në Athinë. Policia ka nisur kërkimet në një shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tyre.