Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e SIGAL Business Center

Tuesday, 19 June 2018 10:24

Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e SIGAL Business Center. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë klientët dhe përdoruesit e makinave Toyota kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira Toyota në sallonin e ri, Autostrada Tirane-Durrës km 5, ku ofrohen të gjitha shërbimet, që nga shitja deri tek shërbimet cilësore. 

Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm Ministri i Mjedisit Z.Blendi Klosi,  Drejtori i Toyota Balkans, Z. Vayios Dotsikas,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z  Makoto Ito si dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit.
Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimale të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit.
Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota-s në Shqipëri, duke thënë:
“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri."
Ndërsa SH.T.Z  Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri u shpreh:
Unë jam shumë i lumtur të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep ne hapjen e vendeve të reja të punës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...